Rajoni

Ndodh edhe kjo! 40-vjeçari nga Podgorica shet vajzën e mitur, vetëm 5000 euro

Dyshohet nga policia e Podgoricës se 40-vjeçari Xh.B, ka shitur vajzën e tij të mitur për 5 mijë euro.
Featured image of article: Ndodh edhe kjo! 40-vjeçari nga Podgorica shet vajzën e mitur, vetëm 5000 euro Foto ilustruse

MAL I ZI- Një 40-vjeçar me inicale XH.B., dyshohet nga policia si autor i shitjes së vajzës së tij 12-vjeçare jashtë vendit për 5.000 euro. Vendi ku vajza është tregtuar nuk bëhet i ditur.

Ndaj shtetasi XH.B është ngritur një kallëzim penal në prokurorinë kompetente nga policia malazeze dhe mbi të rëndon akuza për trafikim të qenieve njerëzore.

Dyshohet se në vitin 2017, ai rekrutoi, kontraktoi dhe organizoi transportin nga Mali i Zi të vajzës së tij të mitur, atëherë 12-vjeç, në një vend të vetëm për qëllime martese. I dyshuari kreu krimin për të marrë një përfitim financiar prej 5.000 eurosh,”-njoftoi Policia e Podgoricës

Ndërsa bëhet e ditur se 40-vjeçari po vuan po vuan dënimin me burg në Spuzh për një tjetër vepër penale.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment