Politike

Rinumërimi i votave në Lezhë, reagon Ndreu: Ishte një gabim njerëzor, zgjedhjet një model

Pjerin Ndreu ka deklaruar se zgjedhjet në Lezhë ishin një model dhe se vota ndaj Ndocaj ishte thjesht një gabim njerëzor.
Featured image of article: Rinumërimi i votave në Lezhë, reagon Ndreu: Ishte një gabim njerëzor, zgjedhjet një model Pjerin Ndreu

Tiranë– Pas rinumërimit të votave në KQZ për bashkinë e Lezhës pas ankimimit të Eduard Ndocajt se kishte më shumë vota sesa votues, ka reaguar edhe Pjerin Ndreu. Ai është shprehur se ishte vetëm një gabim njerëzor ajo e 3 votave.

“AS EDHE NJE VOTE ME TEPER. Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe nje vote nuk eshte shtuar per Pjerin Ndreun, as edhe nje. Ka vetem nje gabim njerezor ne plotesimin e proçes-verbalit mes dy kandidateve te tjere me 2 edhe 5 vota, te cilat ishin 5 dhe 2 ne fakt  . Ironikisht kandidati ankimues ne nje kuti doli qe kishte nje vote me teper. Gabim njerezore per shkak te lodhjes ose lapsus qe nuk e fshin dot korrektesine e secilit komisioner, secilit numerues dhe secilit anetar te KZAZ-ve ne Lezhe.

PO E PERSERIS, HAPNI TE GJITHA KUTITE Ju thashe edhe mbreme ne “OPEN” po ju them edhe tani, HAPINI TE GJITHA. Proçesi i Lezhes ishte model. Çdo vote eshte numeruar dhe vullneti i 17.8% (pjesemarrje nder me te lartat ne bashkite e drejtuara nga te djathtet) te qytetareve qe votuan eshte lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre”, shkruan Ndreu.”, shprehet ai.

Në KQZ sot janë numëruar 11 kuti votimi të qarkut të Lezhës pas akimimit të Eduard Ndocajt. Vetëm 3 vota rezultuan të ngatërruara në radhitje në procesverbal mes Eduard Ndocajt dhe Salvador Kacajt. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Shto Koment