Aktualitet

Ndjekje si nëpër filma/ Banda e shqiptarëve “ngre në këmbë” policinë Italiane, të shtëna me armë zjarri gjatë përplasjeve, arrestohen 3 “skifterët” e armatosur

FOTO
Policia italiane ka arrestuar 3 shqiptarë, të cilin kryenin vjedhje me armë. Ata ishin pjesë e një grupi krimial, që disa herë është përplasur edhe me policinë italianë.
Featured image of article: Ndjekje si nëpër filma/ Banda e shqiptarëve “ngre në këmbë” policinë Italiane, të shtëna me armë zjarri gjatë përplasjeve, arrestohen 3 “skifterët” e armatosur

ITALI- Tre shqiptarët janë arrestuar nga Policia e Frosinones në Itali pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Napolit. Shqiptarët akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal, i cili vidhte me armë banesa në këtë zonë. Hetimet filluan shtatorin e kaluar dhe u kryen me ndihmën e mjeteve teknike, të tilla si përgjimi si dhe me pajisje gjurmuese satelitore. Gjatë arrestimit shqiptarëve iu janë gjetur shumë bizhuteri dhe sende me vlerë.

Veçantia e bandës ishte se anëtarët i kryenin vjedhjet gjatë natës dhe largoheshin me makina luksoze, tip Audi.  Kriminelët, përveç që kishin automjete luksoze,  ishin të pajisur edhe me armë dhe sende të tjera për të kryer veprimtarinë e tyre.

Nëse plagoseshin gjatë vjedhjeve, pas përplasjeve me policinë, ata merrnin mjekin feshurazi nga mjekë, të cilët i paguanin.

Në fakt u zbulua se një nga anëtarët e bandës, më herët gjatë ekzekutimit të një vjedhjeje, u plagos nga një e shtënë me armë. Ai kishte bërë ekzaminime radiografike dhe kishte marrë trajtimin e duhur në një klinikë private në zonën e Caserta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një përplasje tjetër e policisë me këtë grup kriminal, pasoi me plagosjen e dy oficerëve dhe dëmtimin e katër makinave të policisë. Më pas, autorët që ndodheshin në makinën “Audi”, braktisën mjetit dhe u “zhdukën” në fshat përreth Caserta. Këto ngjarje ngritën në këmbë policinë italiane, e cila pas disa muajsh hetime shkatërroi këtë grup kriminal.

Burimi: extratv.it

J.V/Dosja.al 

Shto Koment