Aktualitet

Ndjekje dhe shkëmbim zjarri si nëpër filma/ Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali, ndalohet vetëm pas…

Mësohet se të arrestuarit janë zbuluar pasi një shtetas shqiptar u paraqit mbrëmjen e djeshme në stacionin policor Aversa duke raportuar se ishte kërcënuar nga bashkatdhetari i tij më shumë se një herë ndërsa ishte në një piceri në Frignano.
Featured image of article: Ndjekje dhe shkëmbim zjarri si nëpër filma/ Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali, ndalohet vetëm pas… Policia italiane

ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar, me vendbanim në Casaluce, është arrestuar ditën e sotme nga  nga Policia në Caserta. Sipas mediave të huaja, se për shkak se shqiptari nuk ka ndaluar teksa po ndiqej nga policia nuk kanë munguar edhe përplasjet me armë mes palëve. Ndjekja përfundoi kur makina me të cilën udhëtonin dy persona, përfshirë 21-vjeçarin, u përplas me atë të policisë.

Mësohet se të arrestuarit janë zbuluar pasi një shtetas shqiptar u paraqit mbrëmjen e djeshme në stacionin policor Aversa duke raportuar se ishte kërcënuar nga bashkatdhetari i tij më shumë se një herë ndërsa ishte në një piceri në Frignano. Po ashtu shqiptari ka thënë se, afër shtëpisë së tij, një makinë ishte vërejtur me dy shqiptarë në bord dhe se ata, më pas kaluan nëpër shtëpi, e kishin kërkuar atë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Oficerët e policisë filluan hetime të shpejta dhe arritën të gjenin makinën e raportuar në komunën e Casaluce. Të dy personat pasi panë patrullën e policisë, tentuan të largohen çka solli edhe ndjekjen e tyre. Sapo u futën në komunën e Teverola, nga makina me të cilën udhëtonin shqiptarët u qëllua në drejtim të policisë, e cila më pas ua ka kthyer në të njëjtën monedhë. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar mes palëve, ndërsa shqiptari dhe miku i tij përfunduan në pranga.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment