Rajoni

‘Ndjehemi të kërcënuar’/ Ministri serb i Mbrojtjes s’lejohet të hyjë në Kosovë, priten tensione

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin ndalohet të hyjë në Mitrovicë. Priten sërish tensione mes dy vendeve.
Featured image of article: ‘Ndjehemi të kërcënuar’/ Ministri serb i Mbrojtjes s’lejohet të hyjë në Kosovë, priten tensione Aleksandër Vulin

KOSOVË– Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin është ndaluar që të hyjë në territorin e Kosovës për të vizituar Mitrovicën.

Sipas një njoftimi nga kabineti i ministrit të Mbrojtjes, Vulin dhe një delegacion i shërbimit shëndetësor ushtarak nuk janë lejuar ta vizitojnë Qendrën Spitalore në Mitrovicë.

Pak kohë më parë qeveria e Kosovës vendosi se zyrtarë sërbë nuk do të hynin në territorin e Kosovës pasi shkaktonin destabilitet. Sipas zyrtarëve të Kosovës, vendimi është marrë si pasojë e kërcënimeve hibride që Serbia i ka bërë ndaj Kosovës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment