Politike

“Ndjehem e fyer”, Ademi akuza qeverisë për aksionin e IKMT në Velipojë: Ndërhyrje selektive, nuk duhet ta linin plazhin në katrahurë

Kryebashkiakja e Shkodrës ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë pë askionin e IKMT në plazhin e Velipojës. Sipas saj, prishjet kanë qenë selektive, ndërsa kanë lënë pas një katrahurë.
Featured image of article: “Ndjehem e fyer”, Ademi akuza qeverisë për aksionin e IKMT në Velipojë: Ndërhyrje selektive, nuk duhet ta linin plazhin në katrahurë Voltana Ademi

Në një lidhje direkte për emisionin për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe ministrit të Turizmit Blendi Klosi (i ftuar në studio) lidhur me shembjet e objekteve në plazhin e Velipojës dhe atë të Shëngjinit.

Sipas qytetares së parë të Shkodrës, ndërhyrja ka qenë selektive dhe politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndjehem e fyer se si qeveria dhe ministri i Mjedisit ka vepruar me Shkodrën dhe Shëngjinin. Nuk ka vepruar njësoj me Sarandën, me Vlorën.
Ajo që ka bërë ministri Klosi dhe ministri Lleshi në Shkodër është e pashembullt në historinë tonë. Nëse flasim për ligjin, minimalisht duhej të lajmëroheshim ne, kundravajtësit nëse janë dhe nuk duhet ta linin plazhin e Velipojës në katrahurë.
Kemi një muaj që përgatitemi për sez turistik, kemi vijuar të pastrojmë shkatërrimin e bërë nga ministri dhe ministri tjetër. Na ka kushtuar edhe para.
Në cilin qytet tjetër të Shqipërisë ka kamionë që presin të shkatërrojnë? Ndërhyrje selektive në mes të natës“, tha Voltana Ademi.

Marrë nga Syri.net

Shto Koment