Sport

“Ndizet” merkato për mesfushorin Pogba, superoferta e Juves 134 mln euro

Mesfushorit të Djajve të Kuq, Paul Pogba i vjen super oferta prej 134 milinoë eurosh nga Zonja e Vjetër
Featured image of article: “Ndizet” merkato për mesfushorin Pogba, superoferta e Juves 134 mln euro Mesfushori, Paulo Pogba

Në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit më të mirë të Manchester United janë Real Madrit dhe Juventus.

Paul Pogba i vendosur të largohet nga Djajtë e Kuq, super oferta i vjen nga Zonja e Vjetër sipas “Times”.

Oferta që Juve po përgatit për të marrë shërbimet e mesfushorit Pogba shkon në vlerën e 134 milionë eurosh,  shumë afër vlerës së kërkuar nga Manchester United.

Nuk ka mbetur mbrapa në garë as Real Madrid që ka ofruar shifrën 80 milionë euro bashkë me dy kartonat e Toni Kroos dhe Gareth Bale.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment