Sport

“Ndizen motorrët”, starton F1. Verstappen merr “polin” e parë në Bahrein

Dramë e ish-kampionit Vettel! Mini fitore për Mick. Fillimi i sezonit të ri në Formula 1, zhgënjyes për tifozët gjermanë!
Featured image of article: “Ndizen motorrët”, starton F1. Verstappen merr “polin” e parë në Bahrein

BAHREIN – “Polin” në hapjen e sezonit, në cirkuitin e Sakhirit për Grand Prix të Bahreinit, e meritoi shkon për Max Verstappen (23) i Red Bull, ndërsa kampioni i botës Lewis Hamilton (36) dhe shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas (31), u renditën në vendin e dytë dhe të tretë. Charles Lecklerc i Ferrarit plotësoi radhën e dytë të makinave, që nesër do të startojnë edhe botërorin 2021 në Formula 1.

Në kualifikimin e parë të vitit në Bahrein, Mick Schumacher (22) përfundoi i parafundit, por të paktën mposht qartë shokun e skuadrës Nikita Mazepin. Rusi është pikë referimi më e rëndësishme në vitin e parë të djalit të Schumacher në Formula 1.

Mick, i biri i legjendës Michael, u shpreh në “Sky”: “Ishte shumë e shkurtër, por në fund unë jam mjaft i kënaqur me rezultatin. Për nesër dua të vazhdoj të mësoj se si sillet makina”. Ishte një mini-fitore për Mick.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zhgënjyese ishte paraqitja e Sebastian Vettel (33), i cili u rendit një vend para Mick dhe u eliminua që në Q1. Kampioni katër herë i botës dëshironte të arrinte përsëri në krye të F1 me Aston Martin, por duket ekipi i ri aktualisht është ende larg nga kjo.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment