Rajoni

‘Ndizen motorët’ për zgjedhje/ Albin Kurti në krye, VV cakton kandidatët për deputet në Prishtinë

Ditën e sotme, nga zyrat e 'Vetëvendosjes' ka dalë lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Featured image of article: ‘Ndizen motorët’ për zgjedhje/ Albin Kurti në krye, VV cakton kandidatët për deputet në Prishtinë Albin Kurti

KOSOVË– Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është propozuar për kandidat për deputet nga qendra e partisë në Prishtinë. Ditën e sotme, nga zyrat e ‘Vetëvendosjes’ ka dalë lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Bashkë me Kurtin, bie në sy emri i Albulena Haxhiut, Glauk Konjufcas, disa prej personave më të “besuar” të ish-kryeministrit të Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nga Qendra e Prishtinës, kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! janë: Albin Kurti, Liburn Aliu, Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Albulena Haxhiu dhe Hatixhe Hoxha,”-thuhet në njoftim.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment