Sociale

Ndikimi i Covid-19 të nënat shtatzënë, mjekja: Transmetimi është i ulët

Në lidhje me këtë ka folur mjekja gjinekologe Mirela Rista, e cila ka thënë se rreziku i transmetimit të virusit nga nëna te fëmija është shumë i vogël.
Featured image of article: Ndikimi i Covid-19 të nënat shtatzënë, mjekja: Transmetimi është i ulët Foto Ilustruese

TIRANË- Studimet që janë bërë në lidhje me pandeminë e virusit Sars-Cov 2 kanë treguar se imuniteti i grave shtatzënë është më i ulët se i personave të tjerë. Në lidhje me këtë ka folur mjekja gjinekologe Mirela Rista për Top Channel, e cila ka thënë se rreziku i transmetimit të virusit nga nëna te fëmija është shumë i vogël. Më tej, ajo tha se gratë shtatzënë që janë të prekura me Covid trajtohen me antibiotikë dhe me vitamina që nuk i dëmtojnë fetusin. Ndërsa nëse infektimi ndodh muajin e fundit, atëherë përshpejtohet ardhja e fëmijës në jetë.

“Imuniteti te femrat shtatzëna është më i ulët, pasi brenda vetes po rrit një qenie, që ka gjysmën e gjeneve të partnerit dhe gjysmën e gjeneve të saj. Trupi po krijon terrenin, për ta pranuar atë. Është gjetur që transmetimi nga nëna te foshnja, është te 2-3%, pra e ulët. Ajo që kemi vërejtur gjatë pandemisë, është se femrat kërkojnë vizita më të shpeshta, si fizikisht ashtu edhe përmes telefonave. Ne i këshillojmë të ruajnë qetësinë brenda vetes. Gratë e prekura i trajtojmë me vitamina shtesë, por edhe me antibiotikë, që nuk dëmtojnë fetusin. Nëse infektimi ndodh në muajin e fundit, kur bebi është pjekur, ne e shpejtojmë ardhjen në jetë të tij, për të shpëtuar nënën dhe foshnjën. Në këtë pandemi, gruaja shtatzënë është në konsultë të vazhdueshme me gjinekologun dhe infeksionistin, nëse infektimi ka përparuar. Fatkeqësisht ka patur edhe fatalitete, por i këshillojmë gratë shtatzëna, me të vërejtur shenjat e para, të drejtohen te mjeku që ndjek shtatzëninë dhe mjeku i familjes”, shprehet Mirela.

Ndërkohë që një grua shtatzënë ka thënë se e ka marrë me qetësi të gjithë këtë situatë në mënyrë që ta transmetoj qetësinë edhe te bebi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E kam marrë me shumë qetësi. Dhe këtë e transmetoj edhe te bebi. Unë jam me ditë për të lindur. Vizitat i kam bërë pak më të shpeshta te mjeku, që më ka ndjekur”, ka thënë ajo.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment