Diaspora

Ndihmuan njerëzit në nevojë gjatë pandemisë, Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane Motrat Qiriazi organizon drektë falenderimi për Qendrën e Kujdesit në Ney York

Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane Motrat Qiriazi ka organizuar një drekë falenderimi për stafin e Qendrës së Kujdesit në Bronks të New York-ut.
Featured image of article: Ndihmuan njerëzit në nevojë gjatë pandemisë, Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane Motrat Qiriazi organizon drektë falenderimi për Qendrën e Kujdesit në Ney York Qendra e Kujdesit në Bronks të New York-ut

SHBA-Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane Motrat Qiriazi, në bashkëpunim me anëtarin e Këshillit të Diasporës, Mark Gjonaj, organizuan një drekë falenderimi për stafin e Qendrës së Kujdesit në Bronks të New Yorku-ut.

Secili prej anëtarëve do të marrë një shishe uji të personalizuar në mes të qershorit, ndërsa shijuan sanduiçët e përgatitur nga stafi i organizatës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Organizata ka falenderuar motrën Selena dhe të gjithë stafin e qendrës, për shërbimin ndaj qytetarëve në nevojë, gjatë periudhës së pandemisë. Kjo qendër, ka 200 anëtarë, të cilët kanë shërbyer me devotshmëri ndaj njerëzve në nevojë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment