Aktualitet

Arrestohet bashkëpunëtori që ndihmoi të arratisej bossin e kriptomonedhave, në lojë edhe Edevaldo Haxhiu/ Mediat turke zbardhin itinerarin …ku ndodhet sot Faruk Özer (DETAJET E REJA)

  • Policia shqiptare hap “thesin”, 50 mijë euro kush jep informacione për të! Bie pista e MAFIA-s
  • Sipas mediave turke në hotelin ku po qëndronte Özer, u kap shqiptari Altjan Canaj i cili ishte veshur me një pallto të kuqe dhe të bardhë. Ky i fundit e ka pranuar se ata e ndihmuan Özer me Edevaldo Haxhiun, i cili kishte pjesën kryesore në arratisje.
    Featured image of article: Arrestohet bashkëpunëtori që ndihmoi të arratisej bossin e kriptomonedhave, në lojë edhe Edevaldo Haxhiu/ Mediat turke zbardhin itinerarin …ku ndodhet sot Faruk Özer (DETAJET E REJA) Faruk Fatih Özer
    Përditësuar:

    TURQI– Bosi i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer, i cili është strehuar për disa ditë në Shqipëri ka marrë ndihmë nga disa persona që kanë lidhje me emra të njohur në vend. Mediat turke si ‘Cumhuriyet‘ dhe ‘Trthaber‘ shkruajnë se rolin kryesor në arratisjen e tij e ka mbajtur Edevaldo Haxhiu, një biznesmen shqiptar.

    Sipas mediave turke në hotelin ku po qëndronte Özer, u kap shqiptari Altjan Canaj i cili ishte veshur me një pallto të kuqe dhe të bardhë. Ky i fundit e ka pranuar se ata e ndihmuan Özer me Edevaldo Haxhiun, i cili kishte pjesën kryesore në arratisje.

    Në deklaratën e tij, Canaj tha se ai e kuptonte që Faruk Özer ishte fajtor pas lajmeve në shtyp. Ai tha se ata e pritën themeluesin e arratisur të Thodex Ozer në aeroport me kërkesë të një shoku të tij të njohur, Edevaldo Haxhiu dhe e çuan në hotel.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Canaj tha se kur mësoi nga shtypi se Özer ishte kishte kryer një mashtrim të madh, ai u takua përsëri me Edevaldo Haxhiu. Aktualisht, Faruk Fatih Özer është fshehur me menaxherin e një kompanie produktesh ushqimore shqiptare jashtë vendit.

    (a.b)/dosja.al

    Shto Koment