Bota

“Ndihmoni emigrantët në Itali”, Salvini nuk i’a përton Richard Gere: Çoji në Hollywood, merri në aeroplanin tënd privat

 Teksa gjendja e emigrantëve është shumë e tensionuar, një nga yjet e Hollivudit, Richard Gere i ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm iatlian, Mateo Salvini që t’i ndihmojë ata.
Featured image of article: “Ndihmoni emigrantët në Itali”, Salvini nuk i’a përton Richard Gere: Çoji në Hollywood, merri në aeroplanin tënd privat Salvini mes emigrantëve dhe Richard Gere

ITALI– Aktori i famshëm, Richard Gere ka qenë të premten pranë emigrantëve në anijen spanjolle e cila u bllokua nga autoritet italiane.

Pas kësaj dalje dhe thirrje që ka bërë Gere për Salvinin ky i fundit  i është në mënyrë tallëse duke i thënë aktorit t’i marrë 160 emigrantët në Hollywood.

Por nuk ka mbetur me kaq, pasi aktori i është kundërpërgjigjur sërish, me të njëjtën monedhë

“Ne kemi problemet tona me refugjatët që vijnë nga Honduras, Salvador, Nikaragua, Meksikë. Kjo duhet të ndalojë kudo në këtë planet tani. Dhe do të ndalet nëse themi të gjithë ‘Ndal’”, u shpreh Gere.

Salvini sërish ka replikuar aktorin, duke i thënë  se nëse është kaq bujar për emigrantët ai e falenderon atë, dhe pa problem mund t’i marrë ato me avionin e tij privat.

“Duke pasur parasysh që ky milioner bujar po shpreh shqetësimin për fatin e emigrantëve, ne e falënderojmë atë. Ai mund të kthejë përsëri në Holliwud, në aeroplanin e tij privat, të gjithë njerëzit në bord dhe t’i mbështesë në vilat e tij. Faleminderit Richard!” – u shpreh Salvini.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment