Aktualitet

“Ndihmoi të afërmit të vidhin energji”, kush është drejtori i rëndësishëm që u arrestua në Gjirokastër

Së bashku me të, policia ka arrestuar edhe të afërmen e tij, Violeta Baholli, ndërsa ka shpallur në kërkim 53-vjeçaren E. Zh. Armand Mamani akuzohet se iu ka dhënë energji nga zyrat e bashkisë dy të afërmeve të tij.
Featured image of article: “Ndihmoi të afërmit të vidhin energji”, kush është drejtori i rëndësishëm që u arrestua në Gjirokastër Drejtori i arrestuar Armand Mamani

TIRANË- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga sot ish-drejtorin e Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social, Armand Mamanin. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, teksa ka favorizuar dy të afërme të tij për vjedhjen e energjisë elektrike.

Së bashku me të, policia ka arrestuar edhe të afërmen e tij, Violeta Baholli, ndërsa ka shpallur në kërkim 53-vjeçaren E. Zh. Armand Mamani akuzohet se iu ka dhënë energji nga zyrat e bashkisë dy të afërmeve të tij.

Por, kush është ish-drejtori i arrestuar?

Armand Mamani rezulton të jetë një drejtues i rëndësishëm në Gjirokastër. Mamani ka mbajtur poste të larta në Gjirokastër. Ai ka qenë drejtor i Agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes në Bashkinë e Gjirokastrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, Mamani ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Ai u shkarkua si drejtor në bashki pas një raporti auditi të brendshëm, në të cilin ishin konstatuar shkelje të rënda në detyrë.

Ndërkohë, Mamani ka rezultuar me probleme edhe kur ka qenë drejtor i spitalit. Në një tjetër raport auditi të kryer nga Ministria e Shëndetësisë në atë kohë, ishte konstatuar se Mamani kishte abuzuar me fondet publike të spitalit, por që i kishte shpëtuar drejtësisë.

Ditën e sotme është arrestuar ish-drejtori i agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes, në Gjirokastër. Bëhet fjalë për Armand Mamani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Mamani është arrestuar në flagrancë, pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment