
FIER- Këngëtari i njohur, Noizy është një ndër këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar. Ai sëfundmi ju gjend afër edhe banorëve të prekur nga tërmeti, duke i ndihmuar me ndihma dhe ushqime.
Noizy është shumë aktiv në rrjetet sociale nga ku edhe ndan me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga jeta e tij.






Së fundmi përmes postimeve që ai ka publikuar në llogarinë e tij të Instagramit ka treguar se është vlerësuar me një Çertifikatë Mirënjohjeje për kontributin e tij nga qyteti i Fierit.
“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë. Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën.”– është shprehur Noizy.
A.C/Dosja.al