Sport

Ndihmoi atletët rusë të vazhdonin garat me doping, gjykata franceze burgos ish-shefin e Federatave të Atletikës

Prokurorët thanë se Diack ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 3.45 milionë eurosh nga atletët e dyshuar për doping dhe i ka paguar zyrtarët e tjerë të Asociacionit Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës për të ndihmuar në mbulimin e skandalit
Featured image of article: Ndihmoi atletët rusë të vazhdonin garat me doping, gjykata franceze burgos ish-shefin e Federatave të Atletikës Lamine Diack

FRANCË-Telashe për ish-shefin e Asociacionit Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës, Lamine Diack, i cili u shpall fajtor për korrupsion. Një gjykatë në Francë e dënoi me katër vjet burg dhe me një gjobë prej 500.000 euro. Diack u gjet fajtor për përfshirje në një skemë të ryshfetit, që u ka mundësuar atletëve rusë, të cilët ishin pezulluar për shkak të dopingut, t’i vazhdonin garat, përfshirë edhe Lojërat Olimpike në Londër, më 2012.

Prokurorët thanë se Diack ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 3.45 milionë eurosh nga atletët e dyshuar për doping dhe i ka paguar zyrtarët e tjerë të Asociacionit Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës për të ndihmuar në mbulimin e skandalit.

Gjatë gjykimit, ai i mohoi akuzat për korrupsion, por pranoi se ka ngadalësuar trajtimin e rasteve të dopingut në Rusi, në periudhën 2011-2013, për të shpëtuar një marrëveshje sponsorizimi me një bankë ruse dhe për të shmangur skandalin publik. Përveç tij pjesë e skandalit është përfshirë edhe djali i tij, Papa Massata Diack i cili është pezulluar përjetësisht nga atletika në vitin 2016 dhe është dënuar me pesë vjet burgim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment