Politike

Ndihmat për të prekurit nga tërmeti, Berisha publikon denoncimin, qytetari: Po i vjedhin, ne na i japin me qese plehrash

Sipas qytetarit, ndihmat për ata që jetojnë në çadër vidhen dhe jashtë kamerave shpërndahen me thasë plehrash.

Ndihmat vidhen dhe jashte kamerave shperndahen me thase plehrash! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e banorit ne çader te cilit termeti i shkaterroi shtepine! sbZOTI BERISHA JAM NJE QYTETAR I NJESISE ADMINISTRATIVE MILOT DUA TE DENANCOJ VJEDHJEN E HAPUR TE NDIHMAVE QE KAN ARDHUR PER TE PASTREHURIT NE CADRA ,QE JEMI TE MYLLYR NE KARANTINE ME KEQARDHJE DUA TE DENANCOJ PROPAGANDEN QEVERITARE KUNDREJT REALITETIT QE MARRIM , NE MEDIA DALIN USHTARAKE DUKE MBUSHUR KUTI TE PLOTA NDERSA NJESIA ADMINISTATIVE MILOT I SHPERNDANE ME THASE MBETURINASH DHE USHQIMET NE TOTAL JAN NI COLA ,NJE SPRITE ,2 MIELL 1 ORIZ 1 MAKARONA 2 KRIP EDHE 1 MOLTO KETE QE PO TE NIS E DEKLAROJ ME PERGJEGJESI TE PLOTE LIGJORE QE SKAM MARRE ASGJE TJETER EMRI I QYTETARIT QE MIRI KETE NDIHME QUHET .... KERKOJM TI RUHET ANONIMITETI QE MUND TI HAPI PROBLEME PER RINDERITIMIN E SHTEPISE

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 26. März 2020

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë videon që i ka ardhur nga një  qytetar, ku sipas tij janë ndihmat për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas qytetarit, ndihmat për ata që jetojnë në çadër vidhen dhe jashtë kamerave shpërndahen me thasë plehrash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në media dalin ushtarakë duke mbushur kuti të plota ndërsa njësia administative Milot i shpërndanë me thasë mbeturinash dhe ushqimet në total janë një Cola, një Sprite, 2 miell, 1 oriz, 1 makarona 2 kripë edhe 1 molto. S’kam marrë asgjë tjetër,”-shkruan ndër të tjera qytetari.

Ndërkohë edhe në Tiranë ka probleme me ndihmat. Kategoritë në nevojë janë mbledhur mëngjesin e sotëm tek njësia nr.1 duke u përplasur edhe me punonjësen e bashkisë. Në grumbullimin e tyre as që bëhej fjalë për të respektuar masat e sigurisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Qytetarët pretendonin se nuk po i merrnin ndihmat dhe se ata po dërgoheshin tek familje të përzgjedhura. 

(k.m/dosja.al:

Shto Koment