Politike

Ndihmat për Covid-19/ Ambasadorja Yuri Kim ‘I PËRVISHET’ punës kundër luftës së pandemisë, shkarkon vetë pakot me pajisjet mjekësore në Drejtorinë e Burgjeve 

Pakot me pajisje mjekësore, ku gjenden maska dhe dezinfektant duarsh, të cilat do të shpërndahen në burgjet shqiptare për punonjësit dhe të dënuarit, janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në mënyrë që të kufizohet përhapja e pandemisë.
Featured image of article: Ndihmat për Covid-19/ Ambasadorja Yuri Kim ‘I PËRVISHET’ punës kundër luftës së pandemisë, shkarkon vetë pakot me pajisjet mjekësore në Drejtorinë e Burgjeve  Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, i është ‘përveshur’ punës për të ndihmuar vendin tonë në luftën kundër pandemisë. Në një foto që ka postuar në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane, Kim shihet duke kaluar kuti me pajisje mjekësore dorë më dorë.

Pakot me pajisje mjekësore, ku gjenden maska dhe dezinfektant duarsh, të cilat do të shpërndahen në burgjet shqiptare për punonjësit dhe të dënuarit, janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në mënyrë që të kufizohet përhapja e pandemisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ofrojnë ndihmë për të mbajtur sistemin penitenciar shqiptar të sigurtë gjatë kësaj kohe të vështirë të COVID. Ambasadorja Kim dhe programi i Departamentit të Shtetit i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, dorëzuan pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment