Politike

Ndihma e SHBA për Shqipërinë në përballimin e situatës së COVID-19, Kim: Jam krenare, çdo gjë në mbrotje të punonjësve në vijën e parë

  • Manastirliu: Miku i mirë njihet në ditë të vështira!
  • Kim shkruan se ndihmat janë për mbrotjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë.
    Featured image of article: Ndihma e SHBA për Shqipërinë në përballimin e situatës së COVID-19, Kim: Jam krenare, çdo gjë në mbrotje të punonjësve në vijën e parë Yuri Kim gjatë shpërndarjes së ndihmave

    TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë vetë prezente gjatë shpërndarjes së ndihmave të SHBA për Ministrinë e Shëndetësië për përballimin e situatës së COVID-19. Në një reagim në mediat sociale, Kim shkruan se ndihmat janë për mbrotjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë.

    Jam krenare që mbikëqyra dhurimin e pajisjeve personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara për aleaten tonë Shqipërinë, për të ndihmuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë”, shkruan ambasadorja.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më herët ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur falenderime për ndihmat dhe tha se miqtë e vërtetë duken në ditë të vështira.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment