Kulture

‘Ndihem i tradhëtuar’, revolta e aktorit Radoja: Prindërit e mi nuk jetuan dot demokracinë, as unë

Radoja u shpreh i tradhtuar nga klasa politike, që prej vitit 1991.
Featured image of article: ‘Ndihem i tradhëtuar’, revolta e aktorit Radoja: Prindërit e mi nuk jetuan dot demokracinë, as unë Guljem Radoja dhe Adi Krasta

TIRANË- Revoltë e fortë ajo e Gulielm Radojas. I ftuar në “A-Show” përballë Adi Krastës, aktori i mirënjohur shprehu të gjithë zhgënjimin e tij me politikën në vend. Përveçse u shpreh partiak, Radoja u shpreh i tradhtuar nga klasa politike, që prej vitit 1991.

 “Kam alergji për të gjitha llojet e partive pasi ndjehem i zhgënjyer që në 91-shin. Kam qenë një prej nismëtarëve për demokraci. Kandidat për deputetë në zgjedhjet e para pluraliste. Jam tërhequr me koshiencë. Më vjen keq se jam i tradhtuar në gen.  Ndjehem i tradhtuar. Jam rehat. Shoh filma dokumentarë, shoh filma me kartonë, nuk shoh lajme. Jam rehat”, tha Radoja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndihem i tradhëtuar, prindërit e mi nuk jetuan dot demokracinë, unë jo, besoj edhe djali im nuk do ta jetojë, nuk dua as të dëgjoj as të flas më për këtë çështje!”, shtoi aktori.

(Marrë nga Syri)

Shto Koment