Showbiz

“Ndihem e veçantë dhe e bekuar çdo ditë”/ Armina Mevlani feston ditëlindjen, shtëpia i mbushet plot me lule

VIDEO
Armina Mevlani dje ka festuar 29-vjetorin e lindjes. Nuk kanë munguar dhuratat nga miqtë dhe të afërimit për blogeren.
Featured image of article: “Ndihem e veçantë dhe e bekuar çdo ditë”/ Armina Mevlani feston ditëlindjen, shtëpia i mbushet plot me lule Armina Mevlani

Tiranë- Armina Mevlani, blogeria e njohur shqiptare ka festuar dje 29-vjetorin e lindjes. Ajo e ka kaluar këtë ditë mes urimesh të shumta dhe tufa lulesh nga më të bukurat. Ndërsa vetë zgjodhi t’i dedikojë disa fjalë vetes, ku tregoi edhe është e rrethuar nga dashuria.

“Binjakë nga të dyja anët! 6 qershori është datë e veçantë që Zoti vendosi të më sillte në këtë botë dhe më dha mundësinë të bëja këtë jetë. Falënderoj Zotin për jetën time, gjithashtu falënderoj të gjithë njerëzit që më bëjnë të ndihem kaq e veçantë jo vetëm në ditëlindjen time, por edhe në jetën time të përditshme. Mund të them që ndihem e bekuar çdo ditë! Faleminderit, Faleminderit, Faleminderit”, shkruajti ajo në rrjetet sociale. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, Mevlani ka publikuar edhe një video nga shtëpia e saj, ky gjysma e dhomës është mbushur plot me lule. Ajo që u vu re është se i fejuari i saj, Shkëlzen Berisha nuk i bëri asaj një urim publik, në rrjetet sociale. Sakaq, dje në ditën e lindjes së të fejuarës së tij, Policia i hoqi patentën Shkëlezen Berishës.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment