Sport

“Ndeshjet i fitoj unë, jo Jezu Krishti”, deklarata epike e Zlatan Ibrahimovic

"Dua një Pescara agresiv, një jam një meteor, këtu mund të hapet një cikël. Mësuesit e mi? Kam vlerësuar Delnerin në nivel taktik, Lippin, Capellon dhe Ranierin për menaxhimin e grupit"
Featured image of article: “Ndeshjet i fitoj unë, jo Jezu Krishti”, deklarata epike e Zlatan Ibrahimovic Zlatan Ibrahimovic

Nicola Legrottaglie, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe trajneri aktual i Pescara-s, ka rrëfyer disa prapaskena të së kaluarës. “Lutem, stërvit dhe dashuroj. Unë, atlet i Krishtit që synon Serinë A”, kjo është në thelb filozofia e Legrottaglie-s në lidhje me aventurën e tij si traujner i Pescara-s.

“Dua një ekip agresiv, jam si meteor. Mendoj se këtu mund të hapet një cikël. Mësuesit e mi? Kam vlerësuar Delnerin në nivel taktik, Lippin, Capellon dhe Ranierin për menaxhimin e grupit”.

Më pas kanë ardhur disa anekdota të së kaluarës. E para ka pasur lidhje me Zlatan Ibrahimovic: “Një herë më tha se i fitonte ai kampionatet dhe jo Krishti”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në lidhje me transferimin e munguar në Turqi: “Në 2007 kisha nënshkruar me Besiktas-in. Fillova t’i lutesha Zotit që të zgjidhte rrugën më të mirë për mua, disa ditë më mbrapa operacioni dështoi dhe qëndrova te Juventusi”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment