Sport

Ndeshja që gjakosi volejbollin, Federata e Kosovës vendos përsëritjen e saj, Ulpiana gati të “bojkotojë” edhe Superligën

Pas gjithë atij kaosi, përleshjesh fizike, gjakosjesh, që e kthyen palestrën “Better Life” në Lipjan, në një arenë boksi të turpshëm, Federata e Volejbollit të Kosovës, çuditërisht ka vendosur që ndeshja të ripërsëritet
Featured image of article: Ndeshja që gjakosi volejbollin, Federata e Kosovës vendos përsëritjen e saj, Ulpiana gati të “bojkotojë” edhe Superligën
Përditësuar:

KOSOVE – Superliga B e volejbollit kosovar është përlyer me gjak. Ndeshja ndërmjet Ulpianës dhe Skënderbeut, e zhvilluar javë më pare, kur rezultati është barazuar në 2-2 nga skuadra e Ulpianës, është ndërprerë turpërisht. Parketi në palestrën “Better Life” në Lipjan, u shndërrua në arenë boksi, ku nuk munguan përleshjet fizike, gjakosja, ndërhyrja e policisë, si dhe ndërhyrjet kirurgjike si pasojë e lëndimeve trupore.

Pas gjithë këtij kaosi, Federata e Volejbollit të Kosovës, çuditërisht ka vendosur që ndeshja të përsëritet. Një ditë pas ndeshjes, komisari i garave, Lulzim Gërguri vendosi që ndeshja të përsëritej, por pas ankesës së KV Ulpianës, rasti shkoi në Komision Disiplinor, i cili i dënoi dy lojtarë të Skënderbeut, përkatësisht Liridon Dërnarin dhe Astrit Shalën, të dënohet me tri dhe dy ndeshje, kurse lojtari i Ulpianës, Leutrim Buzuku, u dënua që të mos aktivizohet në tri ndeshje. Po ashtu, të dyja klubet u gjobitën me nga 100 euro.

Skënderbeu e ka pranuar këtë vendim, kurse Ulpiana ishte kundër. Madje, Ulpiana është e vendosur që të mos e riluajë këtë ndeshje, pasi ajo ndihet palë e dëmtuar dhe kërkon që ajo ta fitojë “në tavolinë” këtë ndeshje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komisari i Garave, Lulzim Gërguri., ka deklaruar për “Expressin” se nga dëshmitë e marra, nuk ka konstatuar se njëri ekip ka qenë fajtor dhe për këtë arsye është marrë vendim që të përsëritet ndeshja.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment