Sport

Ndeshja e luftuar në “San Siro’, Milani dhe Napoli ndahen në ‘paqe’ (VIDEO)

Ishte minuta e 24-të kur Lozano dërgoi topin e parë në rrjetë duke hapur kështu sfidën. Por përgjigja nga kuqezinjtë ka ardhur shumë shpejt, pasi brenda 5 minutave në të 29-ën, Bonaventura me një predhë nga jashtë zonës dërgoi topin në rrjetë.
https://www.youtube.com/watch?v=RT_F_GqVVSs

ITALI- Është mbyllur në barazim ndeshja mes Milanit dhe Napolit, e vlefshme për javën e 13-të në Seria A. Të dy skuadrat kanë luftuar deri në fund për një fitore, por në fund dy ekipet kanë ndarë pikët duke mos dalë të kënaqura nga fusha e blertë.

Ishte minuta e 24-të kur Lozano dërgoi topin e parë në rrjetë duke hapur kështu sfidën. Por përgjigja nga kuqezinjtë ka ardhur shumë shpejt, pasi brenda 5 minutave në të 29-ën, Bonaventura me një predhë nga jashtë zonës dërgoi topin në rrjetë.

Më këtë rezultat u mbyll pjesa, e parë, por në të dytën skuadrat nuk arritën të shënonin më. Në fund Milani dhe Napoli dolën me nga një pikë, dhe nuk largojnë krizën që i ka kapur prej javësh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më këtë rezultat Milani renditet në vendin e 13-të me 14 pikë, ndërsa Napoli renditet në vendin e 7-të me 20 pikë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment