
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka goditur sot tre raste të ndërtimit pa leje dhe dy raste të tjera për prerjen e paligjshme të pyjeve. Sipas një njoftimi për mediat bëhet me dijse se janë proceduar 5 shtetas të cilët akuzohen se kanë kryer këto vepra penale.
“H.H., banues në fshatin Rrajcë të Prrenjasit. E.E. dhe M.F., të dy banues në fshatin Dragot, të Belshit. Proçedimi penal ndaj tyre filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse”, shtohet në njoftim.
NJOFTIMI I PLOTË
Policia e Elbasanit, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Goditen 5 raste, nga këto: 3 raste të ndërtimeve pa leje dhe 2 raste për “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Proçedohen penalisht 5 shtetas si dhe sekuestrohet lëndë drusore. Strukturat e DVP Elbasan, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore kanë evidentuar dhe goditur 5 raste. U proçeduan penalisht shtetasit: H.H., banues në fshatin Rrajcë të Prrenjasit. E.E. dhe M.F., të dy banues në fshatin Dragot, të Belshit. Proçedimi penal ndaj tyre filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.
Gjithashtu u proceduan penalisht: K. E., dhe A.E., të dy banues në fshatin Stravaj, të Librazhdit, pasi janë kapur duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Ndërtimi pa leje”. Policia e Elbasanit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore si dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që ata konstatojnë, në numrin 112 apo në aplikacionin “Komisariatin Dixhital”duke ju garantuar reagimin e shpejtë dhe profesional.
(A.B. Dosja.al)