Aktualitet

“Ndërtimi nis në vjeshtë”, Veliaj flet për Teatrin dhe ndërtimin e kullave: Rreth godinës ne mund të ndërtojmë një sistem hapësinor çfarë rëndësie ka kjo

Në një intervistë në “Pa protokoll”, Veliaj u shpreh trualli i Teatri Kombëtar nuk do të preket.
Featured image of article: “Ndërtimi nis në vjeshtë”, Veliaj flet për Teatrin dhe ndërtimin e kullave: Rreth godinës ne mund të ndërtojmë një sistem hapësinor çfarë rëndësie ka kjo Erion Veliaj, kreu i Bashkisë Tiranë

TIRANË– Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka komentuar sërish ndërtimin e Teartit Kombëtar dhe njofton se ndërtimi i godinës do fillojë në vjeshtë. Në një intervistë në “Pa protokoll”, Veliaj u shpreh trualli i Teatri Kombëtar nuk do të preket.

Më tej ai komentoi dhe akuzat për ndërtimin e kullave rreth godinës së Teatrit Kombëtar, duke thënë se bashkia ka të drejtë të ndërtojë çfarë të dojë dhe nuk ka asnjë shkelje.

Teatri i ri kombëtarë ishte premtimi im në fushatë dhe nëse dikush që nuk e donte këtë të mos më votonte. Të gjitha ata që ishin kundër pse nuk bënë referendum apo nuk aplikuan ta bënin monument kulture?  Atëherë nuk ka kuptim të dalin kundër dhe të bëjnë zhurmë. Patjetër që mund ta shmangnim këtë moment dhe i ftuam në diskutime. Protesta në fillim zhvillohej nga Robert Ndrenika, Altin Basha e shumë emra të vlerësuar dhe kam bërë seanca dëgjimore me to dhe më pas zhurma në fund u bë nga këto të tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga pikëpamja etike i ftova në diskutime. Nuk do ketë kulla në tokën e teatrit është toka e tij, rreth teatrit ne mund të ndërtojmë një sistem hapësinor çfarë rëndësie ka kjo.  Gjithmonë gjendet alibia për të mos bërë gjënë e duhur një ditë pandemia, një herë tërmeti një herë është vapë, nuk ka justifikime me gjënë e drejtë. Gjërat e mira duhet të ecin para. Këtë vjeshtë fillojmë ndërtimin dhe në 1 vit e gjysmë apo 2 do të kemi teatrin e ri“, tha Veliaj.

Pak ditë më parë Bashkia Tiranë ka hapur një tender me një fond limit prej 60,317,899 lekë nga Buxheti i Shtetit për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Mësohet se Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për “Studim-Projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar”. Hapja e këtij tenderi rrëzon projektin e Bjarke Ingels, i cili është financuar nga kompania “Fusha Shpk”, pasi tashmë mund të marrin pjesë në garë dhe kompani të tjera.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment