Aktualitet

Ndërtimi i teatrit të ri, Klodian Tomorri zbulon prapaskenat: Bashkia nuk merr dot kredi, kërkon garanci nga qeveria

Tomorri shkruan se bashkia ka dërguar dokumentet Ministrisë së Financave që të miratojë garnacinë sovrane për të marrë kredi për ndërtimin e godinës së se.
Featured image of article: Ndërtimi i teatrit të ri, Klodian Tomorri zbulon prapaskenat: Bashkia nuk merr dot kredi, kërkon garanci nga qeveria Klodian Tomorri dhe Teatri Kombëtar

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar sot detaje për lëvizjet e Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Tomorri shkruan se bashkia ka dërguar dokumentet Ministrisë së Financave që të miratojë garnacinë sovrane për të marrë kredi për ndërtimin e godinës së se.

Mësohet se kredia do merret nga Banka Evropianeve e Investimeve, dhe sipas gazetarit bashkia nuk del dot e vetme në treg se nuk e financon askush dhe për këtë kërkon garnacinë e qeverisë. “Per pasoje, kredia per ndertimin e Teatrit do te blindohet me garanci nga buxheti i shtetit. Borxhi publik do te rritet, qytetaret do ta paguajne nga taksat e tyre”, shkruan më tej Tomorri.

REAGIMI I PLOTË

Punet e mira behen me nxitim. Bashkia e Tiranes sapo ka nisur shkresen zyrtare ne Ministrine e Financave, ku i kerkon qeverise te miratoje garancine sovrane per kredine qe do te marre per Teatrin. Sipas shkreses, kredia do te jete 30 milione euro dhe me gjasa do te merret nga Banka Europiane e Investimeve ose IBRD-ja. Me sa duket negociatat me banken jane bere nderkohe. Meqe Bashkia nuk ka kellqe te dale vete ne treg sepse nuk i jep njeri financim, kerkon garancine e qeverise. Per pasoje, kredia per ndertimin e Teatrit do te blindohet me garanci nga buxheti i shtetit. Borxhi publik do te rritet, qytetaret do ta paguajne nga taksat e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me nxitim te madh, pa u mbushur 10 dite nga shembja. Pikerisht ne momentin me te veshtire te financave publike, ne kulmin e pandemise kur prioriteti i qeverisjes duhet te ishte kriza shendetesore dhe ajo ekonomike. Ne shtojme borxh mbi borxh dhe deficiti me shume mundesi do te kerceje mbi 5.5 per qind kete vit. Prej shekujsh qeverite marrin borxh per te investuar ne vepra apo projekte publike, te cilat zgjerojne kapacitetet prodhuese te ekonomise ose rrisin produktivitetin e saj. Keto investime gjeneroine kthim ekonomik dhe duke bere kete shlyejne parate e marra borxh dhe rrisin mireqenien e pergjithshme te popullates. Ne kemi filluar te marrim borxh per tekat estetike te qeverise dhe bashkise, ose per te nginjur orekset private mbi tokat publike. Por sic thote ideologjia e se majtes esktreme; mbi germadhat e botes se vjeter, te ndertojme te rene.

Incentiva me perverse qe con ne shperdorimin e parave publike eshte lidhja e zhdrejte mes atij qe shpenzon dhe atij qe paguan. Vendimin per te shpenzuar para publike e marrin institucionet, por faturen e paguajne qytetaret. Kur parate jane te tjetrit nuk ndjen dhimbje as atehere kur i shpenzon per teka. Per shkak te kredise se Teatrit, qeveria dhe Bashkia do te kene 30 e kusur milione euro me pak per shendetesine, shkollat apo politikat sociale. Ose nese nuk financohet nga shkurtimi i shpenzimeve, do te financohet nga te ardhurat. Dmth pas ca kohesh, ndoshta Bashkia e Tiranes mund te propozoje ndonje takse te re posacme, si ajo qe paguajme tani per shkollat. Vetem se kete here do te jete per Teatrin.

Teatri Kombëtar u shemb në 17 maj dhe kreu i Bashkisë Tiranë ka premtuar se ndërtimi i godinës së re do të bëhet me financim nga buxheti i bashkisë, duke marrë një kredi. Veliaj është shprehur se marrëdhënia me kompaninë private ka mbaruar dhe paratë do gjenden nga bashkia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment