Aktualitet

Ndërtime pa leje dhe prerje pyjesh, procedohen 54 persona nga policia

Mësohet se pas një hetimi të kryer nga policia është vërtetuar se të proceduarit ndërtonin pa leje dhe prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme për të siguruar lëndë drusore.
Featured image of article: Ndërtime pa leje dhe prerje pyjesh, procedohen 54 persona nga policia Foto nga operacioni i policisë
Përditësuar:

SHQIPËRI– 54 persona janë proceduar nga policia për krime mjedisore.

Mësohet se pas një hetimi të kryer nga policia është vërtetuar se të proceduarit ndërtonin pa leje dhe prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme për të siguruar lëndë drusore.

Gjithashtu bëhet me dije se janë sekeustruar 43 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe janë pikasur 43 raste në fushën e ndërtimeve pa leje .

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Vijon operacionin kundër krimeve mjedisore, krahas operacionit që zhvillohet në gjithë vijën bregdetare, për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme dhe evazionit fiskal .

Në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 54 shtetas, për vepra penale në fushën e krimeve mjedisore.

Sekuestrohen 43 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme

Policia e Shtetit në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, vetëm gjatë fundjavës ka ushtruar kontrolle në zonat urbane, rurale dhe në ato pyjore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që kryejnë ndërtime pa leje apo prerje të paligjshme të pyjeve .

Si rezultat i këtyre kontrolleve në të gjithë vendin, vetëm ditët e fundit janë evidentuar nga, strukturat e Policisë së Shtetit 54 raste të veprave penale në fushën e krimeve mjedisore, nga këto:

43 raste në fushën e ndërtimeve pa leje dhe 11 raste për prerje të paligjshme të pyjeve .

Operacioni kundër krimeve mjedisore, informalitetit dhe lirimit të plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme po vijon në të gjithë vijën bregdetare.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment