Aktualitet

Ndërtesat e shembura nga tërmeti/ Lirohet nga burgu Arben Isaku, ish-drejtori i ALUIZNI-t

Lirohet nga burgu ish-drejtori i ALUIZNI-t, Arben Isaku.
Featured image of article: Ndërtesat e shembura nga tërmeti/ Lirohet nga burgu Arben Isaku, ish-drejtori i ALUIZNI-t Arben Isaku

Tiranë- Arben Isaku, ish-drejtori i ALUIZNI-t, i cili u arrestua pak kohë më parë për ndërtesat e shembuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, është liruar nga burgu. Këtë vendim e ka dhënë sot gjyqtari Paulin Cera, pasi mori parasysh kërkesën e tij për garanci pasurore. Po kështu, është liruar nga qelia edhe Klajdi Lame, ish-inspektor i IKMT.

Arben Isaku ishte në mesin e 9  të arrestuarve, për pasojat e tërmetit tragjik në Durrës dhe u akuzua për “Shpërdorim detyre”. Ndërkohë Klajdi Lame, u arrestua nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, në cilësinë e inspektorit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Durrës, për shembjen e pallatit 6 katësh ku humbën jetën dy shtetase.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kështu, në muajin Gusht, Arben Isaku u vetëdorëzua në Polici, pasi ishte shpallur në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’, ‘shpërdorim detyre’ si dhe ‘mitmarrje’.Ai u lirua nga burgu më 14 gusht të vitit të kaluar.

J.V/Dosja.al

Shto Koment