AktualitetSport

Ndërron jetë nga Covid ish-futbollisti i njohur Nikolin Lorenci

Eshtë ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19, ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci.
Featured image of article: Ndërron jetë nga Covid ish-futbollisti i njohur Nikolin Lorenci Ish futbollisti Nikolin Lorenci

TIRANË– Ditën e sotme është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19, ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci. Ai kishte ditë që ishte infektuar me Covid. Lorenci ka qenë prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendja është përkeqësuar, dhe si pasojë ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm.

Per herë të parë. Nikolin Lorenci e ka veshur zyrtarisht fanellen e Besëlidhjes në maj të vitit 1965 në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri në fund të sezionit 1978-79 nuk i është ndarë fushës së blertë duke thyer një rekord si titullar, pasi nuk ka munguar në asnje ndeshje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me 4 dhjetor 2018 këshilli bashkiak i Lezhës Nikolin Lorencin për kontributet e tij e shpall “Qytetar Nderi” të Bashkisë. Më herët Nikolin Lorenci ka marrë dhe titullin “Mjeshtër Sporti”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment