LIVE UPDATES
Aktualitet

COVID-19/ Mjeku nga Tropoja humb jetën tek “Shefqet Ndroqi”, MSH: Vuante nga obeziteti, pësoi insuficencë respiratore

3 Gusht 2020, 07:12 Nga DOSJA
COVID-19/ Mjeku nga Tropoja humb jetën tek “Shefqet Ndroqi”,

TIRANË- Ndërron jetë nga COVID-19, mjeku Anibal Byberi. Mjeku pneumolog u paraqit dje në spitalin COVID2 në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u fut menjëherë në intubim. Por, edhe pas përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të fitonte betejën me COVID-19. Në lidhje me këtë vdekje, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se mjeku vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

MSH konfirmon se mjeku vdiq si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, ndërsa ishte konfirmuar pozitiv disa ditë më parë. Byberi ka qenë mjek në Tropojë, ka mbajtur dhe postin e drejtorit të spitalit të Tropojës, duke iu shërbyer qindra qytetarëve.

Byberi është mjeku i tretë që ndërron jetë për shkak të COVID-19. Më herët ka ndërruar jetë pas infektimit, mjeku Arjan Pushi, i cili nuk nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Po kështu edhe mjeku Hysni Shkaju ka humbur betejën me koronavirusin. 69-vjeçari, me 40 vite eksperiencë si mjek, pati vështirësi në frymëmarrje dhe sipas ministrisë së shëndetësisë vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave. Ministria e Shëndetësisë bëni me dije ditën e djeshm  kanë ndërruar jetë 5 persona dhe janë konfirmuar 123 raste të reja. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë distancimin social dhe të vendosin maska në ambiente të mbyllura.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anibal byberi koronavirusi ne shqiperi vdes mjeku nga tropoja anibal byberi koronavirusi ne shqiperi vdes mjeku nga tropoja

Sondazh

Poll