Rajoni

Ndërron jetë nënkryetari i Shkupit, biznesmeni shqiptar Enver Maliqi

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi nga faqja zyrtare e 'Shkupit' , e cila nuk ka bërë të ditur arsyen e vdekjes së biznesmenit. 
Featured image of article: Ndërron jetë nënkryetari i Shkupit, biznesmeni shqiptar Enver Maliqi Enver Maliqi

SHKUP- Nënkryetari i Shkupit dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Enver Maliqi, ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi nga faqja zyrtare e ‘Shkupit’ , e cila nuk ka bërë të ditur arsyen e vdekjes së biznesmenit.

“Me keqardhje ju informojmë se sot ndërroj jetë afaristi i njohur shkupjan Enver Maliqi . Njeriu që kontriboi në zhvillimin e ekonomisë së shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi. Ngushëllime familjes Maliqi dhe gjithë shoqërisë.” thuhet në postim.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Maliqi u zgjedh anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BD), ndërsa më pas u emërua zv/kryetar i Qytetit të Shkupit nga ana e kryetarit Petre Shilegov. Maliqi ka qenë i njohur si një biznesmen i suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e rajonit, duke poseduar kompani në fushën e shpërndarjes së mallrave, patundshmërive, si dhe hoteleve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

 

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment