Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare ish-rektori i Universitetit të Elbasanit

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se profesor Çeliku ka vdekur orët e para të mëngjësit.
Featured image of article: Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare ish-rektori i Universitetit të Elbasanit Mehmet Çeliku

TIRANË- Ish-rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Mehmet Çeliku ka ndërruar jetë ditën e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se profesor Çeliku ka vdekur orët e para të mëngjesit.

Çeliku ka qenë një gjuhëtarët më të njohur në Shqipëri si dhe autori i mbi 200 teksteve për Gjuhën Shqipe. Prej kohësh Mehmet Çeliku jetonte në Tiranë ku dhe humbi jetën.

Ndërkohë që për humben e jetës së profesorit Çelikut ka reaguar edhe drejtuesit e  Universitetit Aleksandër Xhuvani, ku në faqen e tij zyrtare kanë shkruar se kjo është një ngjarje e dhimbshme dhe se Mehmeti konsiderohet si një nga gjuhtarët më të shquar të shekkulit XXI

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i plotë:  

Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Mehmet Çeliku. Për më shumë se gjysmë shekulli, Prof. Dr. Mehmet Çeliku dha kontribute të çmuara në arsimin e lartë në Shqipëri. Ishte një nga gjuhëtarët më të shquar në shkallë vendi dhe më gjerë. Ai konsiderohet si “rilindësi” modern i shekullit të XXI në këtë fushë. Personalitet, idealist, shkencëtar, ai ishte pasues i mendjeve të ndritura të Gjuhës Shqipe si Konstandin Kristoforidhit, Aleksandër Xhuvanit, Eqrem Çabejt etj.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment