
LINDJA E MESME- Ditën e sotme, ka ndërruar jetë një nga personazhet më të njohur të Lindjes së Mesme, Izzat Ibrahim Al Douri, i cili ka qenë dora e djathë e ish-presidentit të Irakut Saddam Hussein. Lajmin për vdekjen e”mbretit të klubeve”(pseudonimi i Al Dourit në SHBA) e ka dhënë vajza e ish-presidentit të Irakut, Raghad Saddam Hussein. Ajo ka ndarë disa foto të tij më babanë e saj, Saddam Hussein me të dhe ka ngushëlluar të gjithë simpatizantët e tij në Twitter.
“Unë ju jap ngushëllime të gjithë Irakianëve dhe të gjithë admiruesve të tij (Douri) në botën Arabe dhe në të gjithë botën,” ka shkruar ajo.
Izzat Ibrahim Al Douri është një nga të arratisurit më famkeq në botë që nuk u kap dot nga SHBA-ja. Ai ka qenë në kërkim që nga viti 2003 dhe shpërblim për kokën e tij autoritetet policore të SHBA-së vendosën 10 milion dollarë. Ish- presidenti Saddam pas heqjes së tij nga pushteti në vitin 2003 u dënua me vdekje në 2006-ën.
(I.A/dosja.al)