LIVE UPDATES
Bota

Ndërroi jetën ditën e djeshme/ Dalin detajet e para për vdekjen e 7-vjeçares në Kosovë, dyshohet se shkak ka qenë mbidoz

5 Gusht 2020, 11:08 Nga DOSJA
Ndërroi jetën ditën e djeshme/ Dalin detajet e para për

KOSOVË- 7-vjeçarja, e cila humbi jetën ditën e djeshme pas kryerjes së një rezonance magnetike në një klinikë private dyshohet se ka vdekur për shkak të mbidozës së anistezizë, ndërkohë që policia po merret me hetimin e ngjarjes sakaq janë marrë marrë në pyetje tre dëshmitarë.

“Prishtinë 04.08.2020 – 10:30. Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë një ekzaminimi. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa tre dëshmitarë meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”,– thuhet në raportin e vdekjes të së miturës.

Ndërkohë mjeku i klinikës ku po trajtohej e mitura, Arben Kutllovci, është shprehur se vetë familja e të ndjerës kishte kërkuar që rezonanca magnetike të bëhej me anestezi dhe jo me mpirje duke shtuar se për vdekjen e të miturës, mjekët nuk kanë asnjë faj.

“Zakonisht doza e anestezionit llogaritet në bazë të peshës trupore të pacientit… E keqja është që pacientja ka ndërruar jetë por sa na përket neve, ne jemi krejtësisht të pastër në këtë punë. Janë disa gjëra që garancione 100% nuk të jep askush. Unë këtë paciente e kam trajtuar edhe më herët. Këta edhe më herët kanë ardhur dhe i kanë kryer ekzaminimet. Kësaj radhe kanë kërkuar që të përdoret edhe anestezioni. Anesteziologët kanë ardhur por unë nuk kam qenë fare aty”, deklaroi Arben Kutllovci.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben kutllovci kosove arben kutllovci kosove

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave