Rajoni

Ndërroi jetë nga Covid-19, zbulohet testamenti i ndar në tre pjesë i Patriarku Irinej

Si rregull në testament,  një pjesë e pasurisë është për Dioqezën, një për manastirin pjesa tjetër për të afërmit. Në kohën kur ai po shkruante testamentin e tij, Ipeshkvi i Nishit, Irinej, ndau gjithçka që kishte në tre pjesë. Sende personale për klerikët e dioqezës, manstirin dhe të afërmit.
Featured image of article: Ndërroi jetë nga Covid-19, zbulohet testamenti i ndar në tre pjesë i Patriarku Irinej Patriarku Irinej

SERBI-Patriarku Irinej, i cili ditën e sotme ka ndërruar jetë për shkak të infektimit me Covid-19, ka lënë një testament të cilin e ka ndarë në tre pjesë. Sipas mediave të Serbisë bëhet e ditur se ai e ka shkruar testamentin në kohën kur nuk ishte patriark, por një Peshkop i Nishit.

Unë, Irinej Gavrilović, si njeri i vdekshëm, e konsideroj si detyrë time të shpreh vullnetin tim të fundit me këtë testament të shkruar me dorë, ndërsa jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe me vetëdije të pastër, si të merrem me pronën time pas vdekjes time,” – ka shkruajtur patriarku i ndjerë në kohën kur ai ishte Peshkopi i Nishit.

Sipas medive serbe, si rregull në testament,  një pjesë e pasurisë është për Dioqezën, një për manastirin pjesa tjetër për të afërmit. Në kohën kur ai po shkruante testamentin e tij, Ipeshkvi i Nishit, Irinej, ndau gjithçka që kishte në tre pjesë. Sende personale për klerikët e dioqezës,  manstirin dhe të afërmit. Gjithashtu,  Patriarku  la para për varrimin e tij në atë kohë, 50,000 dinarë, por edhe rrobat në të cilat ai dëshiron të varrosej.

Pjesa tjetër e pasurisë, paratë nga paga, një pjesë i kaloj dioqezës, një pjesë te Kisha Ortodokse Serbe dhe e treta tek manastiri.

Sakaq, Irinej iu ka lënë murgjëve sendet e tij personale, këpucët dhe rrobat, shenja të tilla si kryqe, panagi dhe ikona të Dioqezës së Nishit. Ndërsa, ora personale, televizione, radio ia ka lënë familjes së tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në atë kohë, Patriarku Irinej shprehu dëshirën e tij për t’u varrosur në Katedralen e Nishit. Testamenti është bërë në tre kopje, njëra prej të cilave i është dërguar Sinodit(këshilltar i Kishës), i cili e ka vendosur në arkiv, njëra në Dioqezë ku ulet kryepeshkopi dhe e treta i është dorëzuar nënshkruesit të testamentit.

Sidoqoftë, në kohën kur ai po shkruante testamentin e tij, Peshkopi i atëhershëm i Nishit, Irinej, as nuk mund ta imagjinonte që ai do të bëhej patriark. Ai ishte një nga peshkopët që nuk aspironte për Patriarkën e Beogradit.

Patriarku Irinej ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 90 vjeç. Ai u infektua me Covid-19 dhe për 15 ditë ka qendruar në spital ku dhe ka humbur betejën me jetën.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment