Bota

Ndërroi jetë dy javë pasi mori vaksinën kundër Covid-19. CDC dhe Pfizer nisin hetimet për vdekjen e mjekut 56-vjeçar në Florida 

Pfizer në një deklaratë që ka bërë për mediat tha se ‘po heton në mënyrë aktive’ vdekjen, por nuk beson se ai ka ndërruar jetë  për shkak se të efektit të vaksinës.
Featured image of article: Ndërroi jetë dy javë pasi mori vaksinën kundër Covid-19. CDC dhe Pfizer nisin hetimet për vdekjen e mjekut 56-vjeçar në Florida  Gregory Michael

SHBA– CDC dhe Pfizer, ka nisur hetimin për vdekjen e një mjeku në Florida, i cili vdiq nga një gjendje e rrallë e gjakut dy javë pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19.

Pfizer në një deklaratë që ka bërë për mediat tha se ‘po heton në mënyrë aktive’ vdekjen, por nuk beson se ai ka ndërruar jetë  për shkak se të efektit të vaksinës.

“Nuk ka pasur sinjale të sigurisë të identifikuara në provat tona klinike [ose] përvoja të tilla deri më tani,” tha Pfizer në një deklaratë për mediat e huaja. 

Prodhuesi i ilaçeve tha se ishte një rast ‘tepër i pazakontë’ dhe i rëndë i një gjendje të quajtur trombocitopeni që mund të parandalojë mpiksjen e gjakut dhe të shkaktojë gjakderdhje të brendshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Deri më sot, miliona njerëz janë vaksinuar dhe ne po monitorojmë nga afër të gjitha rastet e padëshiruara tek individët që marrin vaksinën tonë. Është e rëndësishme të theksohet se raste të rënda anësore, përfshirë vdekjet që nuk kanë lidhje me vaksinën, për fat të keq ka të ngjarë të ndodhin me një ritëm të ngjashëm siç do të ndodhnin në popullatën e përgjithshme”.- tha kompania Pfizer.

Vdekja e Michael është duke u hetuar së bashku me Departamentin e Shëndetësisë në Florida dhe Qendrat federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Dr Gregory Michael, 56 vjeç, mjek obstetër, vdiq të dielën e kaluar 16 ditë pasi ishte vaksinuar, kundër sëmundjes vdekjeprurëse. Lajmin për vdekjen e tij e dha gruaja në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku tha se bashkëshorti i saj pësoi një hemorragji në tru ‘për shkak të një reagimi të fortë’ ndaj vaksinës.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment