Politike

Ndërpritet sërish seanca/ Valteri s’lë Lleshajn të flasë, ndërhyn Ruçi: Mos bëj të fortin, s’ke këllqe të më kundërshtosh, do të përjashtoj

VIDEO
Debate në Kuvend mes Halit Valterit dhe Gramoz Ruçit. Kreu i Kuvendit paralajmëron Valterin se do ta përjashtojë nga Kuvendi.
Featured image of article: Ndërpritet sërish seanca/ Valteri s’lë Lleshajn të flasë, ndërhyn Ruçi: Mos bëj të fortin, s’ke këllqe të më kundërshtosh, do të përjashtoj Pamje nga përplasjet në seancë plenare

TIRANË: Ndërpritet sërish seanca plenare. Debate mes Gramoz Ruçit dhe Halit Valterit. Deputeti Halit Valteri ka kërkuar fjalën në Kuvend teksa fliste ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Valteri u ngrit nga karrigia e tij dhe i kërkoi fjalën Ruçit. Ky i fundit i tha se duhet të ruajë qetësinë, pasi rrezikohet të përjashtohet nga Kuvendi.

Debati: 

Sandër Lleshaj: Se mbyll do fjalën time ti jo.

Ruçi: Deputeti Valteri ulu të lutem, mos krijo…. Fjalën do ta jap.

Valteri: Kur?

Ruçi: Kur të vijë radha. Ulu do të tërheq vemendjen…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Valteri: Jo nuk ulen…

Ruçi: Ulu poshtë, po të parlajmëroj. Halit mos të bëj të fortin se do përjashtohesh.

Valteri: Le të përjashtohem.

Ruçi: Unë po të parlajmëroj që po kalon 2 minutëshi.  S’ka këllqe asnjë njeri të s’më kundërshton mua. Ulu deputet.

Myslym Murrizi: Bëj 5 minuta pushim.

Gramoz Ruçi-Murrizit: Ministrit i është dhënë fjala, sa të mbaroj 5 minuta pushim. Babën as ta kam zënë, as mos ma zër me gojë. Ministër mos repliko.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment