
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka ndërprerë punën deri më datë 9 nëntor. Mësohet se shkak për ndërprerjen e punës është bërë një plan masash në lidhje me parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Nuk dihet nëse në këtë institucion ka persona të infektuar, por deri më datë 9 do të bëhet dezinfektimi i ambienteve. Gjithashtu, do të merren tamponë nga anëtarë të stafit që mund të kenë pasur kontakte me persona të infektuar.
Nëse do të ketë rezultate pozitive, të infektuarit do të mbyllen në shtëpi.
(f.m/dosja.al)