
BRITANIA E MADHE- Kryenegociatorët e Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar janë larguar nga bisedimet tregtare për Brexit, pasi një anëtar i ekipit të Bashkimit Evropian ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas BBC, Michel Barnier i Bashkimit Evropian dhe homologu i tij në Mbretërinë e Bashkuar Lord David Fros, kanë rënë dakord të pezullojnë negociatat midis tyre për një periudhë të shkurtër.
Ndërkohë, Barnier ka thënë se ekipet e tyre do të vazhdojnë diskutimet në respektimin e plotë të udhëzimeve të sigurisë.
Të dy palët po kërkojnë një marrëveshje për marrëdhëniet e tyre tregtare, pasi periudha e tranzicionit të Britanisë së Madhe në largimin nga Brexit të përfundojë në janar 2021. Të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës dhe mënyra se si do të zbatohej çdo marrëveshje mbeten fushat kryesore të mosmarrëveshjeve. Ndërkohë koha për të realizuar një marrëveshje është deri në muajin dhjetor.
(k.a/dosja.al)