Aktualitet

Ndërprerje energjie, reshje të mëdha shiu, rënie të pemëve/ Cikloni ‘Cassilda’ mbyll transportin detar në Greqi, ja pasojat e para që ka shkaktuar në vend

Ndërprerja e energjisë dhe rënia e pemëve është po ashtu një tjetër pasojë që ky ciklon ka sjellë në shtetin fqinj.
Featured image of article: Ndërprerje energjie, reshje të mëdha shiu, rënie të pemëve/ Cikloni ‘Cassilda’ mbyll transportin detar në Greqi, ja pasojat e para që ka shkaktuar në vend Stuhia nga cikloni

GREQI– Tashmë cikloni ‘Cassilda’ ka hyrë në territoret Greke dhe përhapjen e saj mund ta ndiqni edhe LIVE.

Mirëpo ky ciklon ka sjellë dhe vështirësi në shtetin fqinj. Themi këtë pasi Linjat Kyllini- Zakynthos dhe Kyllini-Kefalonia janë mbyllur, për shkak të erërave të forta që fryjnë sot në shumë zona të Greqisë perëndimore.

Linja e trageteve Rio-Antirrio është gjithashtu e mbyllur duke shkaktuar probleme në të gjithë transportin bregdetar.

Ndërprerja e energjisë dhe rënia e pemëve është po ashtu një tjetër pasojë që ky ciklon ka sjellë në shtetin fqinj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zonat “e kuqe” mbrëmjen e djeshme ishin Etoloakarnania , Ilia , Achaia , Arcadia , Messinia , Kefalonia , Zakynthos dhe Ithaca . Moti i keq gjithashtu shkaktoi dëme të konsiderueshme në Kefalonia, kryesisht për shkak të rënies së pemëve .

Erërat e forta dhe reshjet e mëdha të shiut në intervale janë karakteristikat kryesore të valës së motit të keq që prek kryesisht zonat bregdetare të Ilias.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment