Bota

Ndërprerja e punës për shkak të COVID-19, OBSH ngre alarmin: Do të rritet niveli i kequshqyerjes që nuk e kemi parë për dekada

Sipas të dërguarit të OBSH, njerëzit do të zhyten nëvarfëri të thellë për shkak të COVID-19, ndërsa do të rritet edhe niveli i kequshqyerjes.
Featured image of article: Ndërprerja e punës për shkak të COVID-19, OBSH ngre alarmin: Do të rritet niveli i kequshqyerjes që nuk e kemi parë për dekada Varfëria në botë

COVID-19-Koronavirusi ka goditur ekonominë botërore, ku situata më e vështirë është për vendet e varfra. I dërguari special i OBSH, Daviv Nabarro, ka bërë thirrje për më shumë vëmendje ndaj vendeve të varfëra.

“Në njërën anë është një sëmundje që lidhet me rreziqe serioze të vdekjes dhe në të njëjtën kohë shtetet e varfra nuk kanë burime, qoftë në aspektin e shërbimeve shëndetësore, apo masave të tjera mbrojtëse” , u shpreh ai.

Më tej ai shtoi, se për shkak të ndërprerjes së aktivitetit ekonomik, të ardhurat e qytetarëve po zvogëlohen brenda natës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është e habitshme sesa shpejt përballen njerëzit me varfërinë, kur iu kërkohet të ulin aktivitetin ekonomik, në mënyrë që të ndalin përhapjen e virusit”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Nabarro ngriti alarmin se koronavorusi do të ndikojë në rritje të nivelit të varfërisë, dhe kequshqyerjes, që nuk është parë për dekada me radhë. Aktualisht numri i të prekurve nga COVID-19 e ka kaluar shifrën 5 milion, por mendohet se shifra është më e lartë, për shkak të rritjes së testeve dhe mosraportimeve.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment