Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
“Do të ulet mosha e vaksinimit në gjithë vendin”, Manastirliu: Ndërprerja e fluturimeve ka shkaktuar vonesa, Rama: Kanë
8 Prill 2021, 11:16Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Gjirokastër.
Ministrja Manastirliu është shprehur se gjatë fundjavës pritet të ketë një ulje të grupmoshës së vaksinimit në të gjithë vendin.
“Në gjithë qarkun e Gjirokastrës janë kryer mbi 10 mijë vaksinime, ndërsa në tërësi kemi arritur mbi 230 mijë vaksinime. Në Gjirokastër ne kemi filluar të ulim grupmoshën. Edhe pse në fakt presim që gjatë kësaj fundjavës të kemi një ulje të moshës në gjithë vendin, pra + 65 vjeç dhe +60 ata me sëmundje kronike”, tha Manastirliu.
Ministrja shtoi se ndërprerja e fluturimeve ka bërë që të ketë vonesa në ardhjen e vaksinave, ndërkohë që tha se janë të përgatitur për të rritur ritmin e vaksinimit.
“Kemi pasur pak vështirësi sepse në fakt pezullimi i linjave ajrore ka bërë që edhe vaksinat që prisnim që të vinin, të vonohen. Ndërkohë që ne duam që të rrisim ritmin e vaksinimeve dhe jemi të përgatitur për 20-30 mijë vaksinime në ditë”, bëri me dije Manastirliu.
Nga ana tjetër, Rama u shpreh se ata që kanë pëzulluar punën në aeroportin ‘Nënë Teresa’, kanë zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin e gabuar.
Që prej fillimit të vaksinimit, në vendin tonë janë kryer në total 232,556 doza të vaksinës ndaj COVID19, nga të cilat janë mbi 162 mijë të moshuar të vaksinuar.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e sheh rinisjen e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si një lajm të keq për presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në një post...
LUSHNJE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se me aeroportin e Rinasit, ka dështuar. Basha tha se kriza e Rinasit është ...
TIRANË– Ministri Niko Peleshi bëri të ditur ditën e sotme se policia po vijon ruajtjen e aeroportit. Në një deklaratë për mediat e pranishme, Peleshi tha s...
LUSHNJE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka vazhduar turin elektoral në Lushnje, ku është pritur nga qindra qytetarë. Në një marshim në bulevardi...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që të bëjë auditimin e plotë të shoqërisë “Albcontrol”. Në një njoftim zyrtar nga P...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka dhënë lajmin se nga nesër në mëngjes do të rinisin fluturimet komerciale në Shqipë...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka bërë me dije se sot në aeroportin e Rinasit do të mbërrijnë vaksinat e kompanisë “...
BELSH– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një fabrikë të përpunimit të ullirit në qytetin e Belshit. Pronari i fabrikës, Besim Leka, th...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është larguar nga emsioni ‘Log’, si nga asnjë emision më parë. Teksa gazetari Endri Xhafo donte të fuste një bllok publicitar...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme nga Dropulli protestën që zhvilluan punonjësit e aeroportit të Rinasit. Kreu i qeverisë tha që ata jan...