Politike

‘Ndërhyri ndaj efektiveve femra…’/ Dhunimi i gazetarit Lela, ministri Lleshaj: Ja provokimi që bëri në sytë e punonjësve meshkuj…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se kishte Lela kishte provokuar efektivët e Policisë, pasi kishte shkuar për të ndërhyrë ndaj tre efektiveve femra që po shoqëronin ish-deputeten, Silva Caka. 
Featured image of article: ‘Ndërhyri ndaj efektiveve femra…’/ Dhunimi i gazetarit Lela, ministri Lleshaj: Ja provokimi që bëri në sytë e punonjësve meshkuj… Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Alfred Lela gjatë protestës pas shembjes së godinës të Teatrit Kombëtar. 

I ftuar në emisionin “Java”, Lleshaj tha se kishte Lela kishte provokuar efektivët e Policisë, pasi kishte shkuar për të ndërhyrë ndaj tre efektiveve femra që po shoqëronin ish-deputeten, Silva Caka. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo historia e zotit Lela ka marrë një përmasë relativisht të mëdha. Një mik shumë i çmuar i kishte shkruar një sms z. Lela, ku i kërkonte ndjesë në emrin tim. Në fakt, për hir të atij mikut, kisha vendosur që t’i kërkoj ndjesë z. Lela, por s’më la shans dhe tani nuk kam ndërmend e kam hequr dorë. Atij nuk i shkonte për etikë, si mashkull apo edhe si gazetar që të ndërhynte me dorë ndaj punonjësve femra që ishin aty. Ky ka qënë provokim në sytë e punonjësve meshkuj,”-tha Lleshaj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment