Politike

Ndarja nga jeta e Major Tanushit, Balla: Në orën 12:00, 1 minutë heshtje në seancë

Taulant Balla ka deklaruar se në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në seancë për Major Klodian Tanushin.
Featured image of article: Ndarja nga jeta e Major Tanushit, Balla: Në orën 12:00, 1 minutë heshtje në seancë Taulant Balla

Tiranë- Kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla deklaroi se në orën 12:00 në seancën plenare do të mbahet një minutë heshtje për majorin, Klodian Tanushin i cili humbi jetën në Letoni.

“Të nderuar kolegë Shqipëria është në ditën zie kombëtare. Si e parashikon ceremoniali shtetëror, në orën 12:00 të gjithë një minutë heshtje, ftoj të gjithë të jenë të pranishëm”, u shpreh Balla.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”Të gjitha ambasadat shqiptarë në vende të ndryshme të botës si SHBA, Kanada, Kosovë, Rumani, Turqi, Bullgari, etj, kanë përcjellë ngushëllimet për humbjen e Nëntetares Hasanaj dhe Major Ranushit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment