Aktualitet

Shuarja e Guljelm Radosë! Qytetarët injorojnë masat anti-COVID, në pritje me lule në duar për ta përcjellë drejt banesës së fundit (AMANETI)

VIDEO
Poshtë shtëpisë së tij, janë mbledhur me dhjetëra qytetarë, miq dhe të afërm, që duan ta përcjellin për në banesën e fundit. 
Featured image of article: Shuarja e Guljelm Radosë! Qytetarët injorojnë masat anti-COVID, në pritje me lule në duar për ta përcjellë drejt banesës së fundit (AMANETI) Pamje nga cermonia

TIRANË– Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit, aktori të ndjerë Guljelm Radoja, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndoqi”. Poshtë shtëpisë së tij, janë mbledhur me dhjetëra qytetarë, miq dhe të afërm, që duan ta përcjellin për në banesën e fundit. Gjatë përcjelljes nuk do të ketë fjalime ceremoniale për të respektuar porosinë që kishte lënë.

Edhe pse në kohë pandemie, ku nuk lejohen grumbullimet, sërish artdashësit me lule në duar kanë vendosur që të marrin pjesë në ceremoni, duke mbajtur lule në duar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktori i njohur Guljelm Radoja ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndoqi”, dy ditë pasi ishte futur në intubim. Lajmin për vdekjen e 75-vjeçarit e bëri të ditur djali i tij, Redi Radoja. Aktori spikati me filmin “Kush vdes në këmbë”, ku luajti rolin e Petro Nini Luarasit, një nga më shumë se 30 role që la si trashëgimni për Shqipërinë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment