Rajoni

Ndarja e pushtetit/ Lista për zv.ministrat në Maqedoninë e Veriut, zbulohen emrat e shqiptarëve

Dy postet e zëvendësministrave për të cilat tashmë dihet se do t’i takojnë “Besës”, është Ministria e Arsimit ku zëvendësministër pritet të jetë Arafat Shabani, ndërsa për zëvendësministër të Kulturës kandidat është Sedat Sulejmani.
Featured image of article: Ndarja e pushtetit/ Lista për zv.ministrat në Maqedoninë e Veriut, zbulohen emrat e shqiptarëve Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev

 MAQEDONI E VERIUT- Me zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut u krijua edhe qeveria e re në nivelin e parë të ndarjes së pushtetit brenda koalicionit, por faza e dytë do të zhvillohet këtë javë për të ndarë postet në nivel zëvendës-ministrash, sekretariatet, drejtoritë dhe agjencitë.

Kryeministri Zoran Zaev ka bërë me dije se javën e ardhshme do të nis procesi për postet në nivelet e dyta dhe të treta.

Dy postet e zëvendësministrave për të cilat tashmë dihet se do t’i takojnë “Besës”, është Ministria e Arsimit ku zëvendësministër pritet të jetë Arafat Shabani, ndërsa për zëvendësministër të Kulturës kandidat është Sedat Sulejmani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sikurse kanë raportuar edhe mediat vendase më poshtë është lista me disa nga kandidatët nga radhët e BDI-së për zv/ ministra:

Zëvendës ministër i Brendshëm– Qamil Kovaçi
Zëvendës ministër i Mbrojtjes – Shiret Elezi
Zëvendës ministër i Transportit-Rexhail Ismaili
Zëvendës ministër i Shëndetësisë – Arjeta Veliu
Zëvendës ministër i Drejtësisë – Driton Kuçi
Zëvendës ministër i Arsimit- Lindita Qazimi

A.C/Dosja.al

Shto Koment