Showbiz

Ndarja e Loredanës nga Mozzik? Këngëtarja feston ditëlindjen vetëm, reperi nuk e uron!

Loredana Zefi ditën e djeshme ka festuar 24-vjetorin e lindjes, por është vënë re mungesa e babait të vajzës së saj, Mozzikut, i cili nuk ka qenë pranë saj në ditën më të veçantë për të, madje as nuk e ka uruar në rrjetet sociale, ashtu siç ka bërë gjithmonë.
Featured image of article: Ndarja e Loredanës nga Mozzik? Këngëtarja feston ditëlindjen vetëm, reperi nuk e uron! Loredana dhe Mozzik

GJERMANI- Loredana dhe Mozzik një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar u bënë prindër të një vazje, Hanës, disa muaj më parë.  Të dy sëbashku publikuan dhe këngë që patën mjaftë sukses, por mesa duket kohët e fundit çifti nuk është parë më bashkë, teksa mediat rozë aluduan rreth një ndarje mes tyre.

Por mbrëmë Loredana ka pasur ditëlindjen dhe Mozzik nuk është parë në asnjë foto që ajo ka postuar nga festa e ditëlindjes.

Por nga ana tjetër edhe Mozzik ka postuar disa foto në Instastory, por që nuk kanë të bëjnë asapk me nënën e vajzës së tij, Loredanën.

Ai shfaqet në foto vetëm dhe mjaftë serioz, si dhe nuk ka bërë ndonjë postim tjetër ashtu siç ka bërë gjithmonë për t’i uruar ditëlindjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por në videot që këngëtarja ka postuar duket se ka kaluar bukur nën shoqërinë e miqve të saj të cilët i kanë bërë surprizë në orën 00:00.  Një tortë me foton ku Loredana mban në krahë vajzën e saj, Hanën.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse është vërtetë një ndarje apo jo, pasi asnjëri nga këngëtarët nuk ka bërë një reagim të drejtëpërdrejtë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment