Bota

Ndalonte emigrantët në kufirin SHBA-Meksikë, FBI arreston liderin e grupit të armatosur

Hopkins, 69 vjecar, i njohur edhe si Johnny Horton, është arrestuar në Meksikën e Re, pas akuzave për armbëmbajtje, deklaroi FBI.
Featured image of article: Ndalonte emigrantët në kufirin SHBA-Meksikë, FBI arreston liderin e grupit të armatosur Kufiri SHBA-Meksikë

SHBA- Byroja Federale e Hetimeve (FBI), të dielën tha se ka arrestuar Larry Hopkins, liderin e grupit të armatosur që po ndalon migrantët e pa pajisur me dokumente, pas kalimit të kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës.

Hopkins, 69 vjecar, i njohur edhe si Johnny Horton, është arrestuar në Meksikën e Re, pas akuzave për armbëmbajtje, deklaroi FBI.

Hopkins është “komandanti kombëtar” i UCP-së, anëtarët e së cilës janë vendosur pranë kampeve në Sunland Park që nga shkurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

UCP e përshkruan veten si “grup patriotik” që ndihmon Patrollën e Kontrollit të Kufirit të SHBA-së të kontrollojë numrin e madh të familjeve të migrantëve që kërkojnë azil përtej kufirit.

Marrë nga REL 

Etiketa:

Shto Koment