Politike

‘Ndaloni shtyrjen e datës së çeljes së negociatave’/ Ambasadori Soreca i mëshon kërkesës së eurodeputetëve: Nëse doni ta fusni vendin tuaj brenda BE…

Luigi Soreca i mëshon deklaratës së tyre për të mos vonuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Featured image of article: ‘Ndaloni shtyrjen e datës së çeljes së negociatave’/ Ambasadori Soreca i mëshon kërkesës së eurodeputetëve: Nëse doni ta fusni vendin tuaj brenda BE… Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas kërkesës që disa eurodeputetë i kanë bërë Këshillit të Europës. Me anë të një reagimi në Twitter, Soreca i mëshon deklaratës së tyre për të mos vonuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa në një postim tjetër, duke përmendur edhe ditën e Rinisë, diplomati ka shtuar se vetëm ata mund të çojnë para vendin.

“Deklaratë e rëndësishme e përbashkët nga përfaqësuesit e grupeve politike në Këshillin e Europës mbi negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për t’u integruar në Bashkimin Europian të Shqipërisë të drejtës së Shqipërisë, ne kemi nevojë për ndihmën dhe zërin e rinisë, e ardhmja drejt  Bashkimit Evropian: nëse doni ta fusni vendin tuaj brenda BE, bëjeni të dëgjuar kontribuoni përmes angazhimit, angazhimit dhe pjesëmarrjes tuaj në shoqëri. Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh!,”-shkruan Soreca

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: 20 eurodeputetë kërkesë KE: Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë të nisin para fundit të vitit. Shtyrja rrezikon besimin te BE

(k.m/dosja.al)

Shto Koment